3 ndeshje pa pësuar gol, Ancelotti: Jam trajner italian, mos e harroni.
Pas krizës së rezultateve dhe mungesës së identitetit që rrëzoi Dorival Júnior, Fernando Diniz dhe Ramon Menezes, Brazili i është besuar për herë të parë një trajneri të huaj: Carlo Ancelotti. Dhe efektet janë të menjëhershme.
Në 3 ndeshjet e para në stolin e “Seleçaos”, italiani ka regjistruar bilanc perfekt në fazën mbrojtëse: 3 ndeshje, 3 porta të paprekura. Brazil debutoi me një barazim 0-0 ndaj Ekuadorit, më pas mposhti Paraguajin 1-0 dhe së fundmi dominoi Kil-in 3-0.
“Unë jam italian, mos e harroni këtë”, tha Ancelotti me humor, për të shtuar më pas me seriozitet:
“Duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Jam i bindur se kemi mundësi t’i fitojmë edhe ndeshjet e ardhshme, pasi mbajtëm portën të paprekur në 3 sfidat e para. Kemi një ekip kompakt, që mbron mirë. Në futbollin modern, sulmuesit janë çelësi – nëse ata punojnë fort, skuadra mbrohet mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

