3 rekordet që mund të thyejë Liverpooli këtë sezon në Premier League

Ditën e djeshme, Liverpooli luajti ndeshjen e prapambetur ndaj West Ham, të cilin do ta fitonte duke vijuar serinë e rezultateve të frikshme në kampionat. Skuadra e Jurgen Klopp shijoi 3 pikët e radhës, falë golave të Salah dhe Oxlade-Chamberlain, duke krijuar një distancë prej 19 pikësh larg nga vendi i dytë që mbahet nga Manchester City.

Pas 24 ndeshjesh, “The Reds” kanë grumbulluar 70 pikë, falë 23 fitoreve dhe vetëm një barazimi, duke pasur një ecuri rekord në historinë e Premier League. Për ta ilustruar më saktë këtë ecuri të jashtëzakonshme, duhet ta dini që kampionët e Europës janë në garë për të thyer 3 rekorde në kampionatin anglez.

I pari ka të bëjë me fitoret radhazi, teksa ky rekord për momentin mbahet nga Manchester City, me 18 ndeshje radhazi, ndërkohë që deri më tani Liverpooli ka arritur 15.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekordi i dytë lidhet me Arsenalin e pathyeshëm, që në sezonin 2003-2004, arriti një seri prej 49 ndeshjesh pa humbje, deri më tani Liverpooli ka arritur në 41.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, është rekordi i pikëve në Premier League, që për momentin mbahet nga Manchester City i sezonit 2017-18 me 100 pikë. Liverpooli deri më tani ka grumbulluar 70 pikë, dhe kur kanë mbetur edhe 14 ndeshje, janë në lojë edhe 42 pikë. Sezoni i jashtëzakonshëm i Liverpoolit mund të bëhet historik. Ndoshta më i miri i të gjitha kohërave në Angli. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?