3 skuadra italiane sfidojnë Barcelonën për Depay-in

Barcelona nuk do ta ketë aspak të thjeshtë transferimin e Memphis Depay në merkaton e janarit. Në garë për sulmuesin holandez janë edhe tri skuadra italiane: Milan, Juventus dhe Roma.

Futbollisti i skuadrës së Lyon është një dëshirë e madhe e trajnerit Koeman, i cili e kërkon me çdo kusht në skuadrën e tij, por presidenti  Jean-Michel Aulas, ka ritheksuar se nuk ka asnjë synim për ta shitur në janar.

Në verë 26-vjeçari vendosi që të refuzonte rinovimin e kontratës me Lyon, ndërkohë që së fundmi dëmtimi i Ansu Fati, ka bërë që të ringjallet interesi për të nga Barcelona.

Barcelona është gati që të sfidojë tri skuadrat italiane, pasi ka favorin e marrëdhënies së mirë të trajnerit me Depay, por surprizat nuk mund të përjashtohen. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP