3 sulmuesit në super formë, Sylvinho mund të projektojë këtë trinom në sulm gjatë Ligës së Kombeve

Disa prej futbollistëve shqiptarë e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Në formë të shkëlqyer është shfaqur Arbër Hoxha, ku me Dinamo Zagreb ka realizuar 2 gola në 2 ndeshjet e para.

Mirlind Daku ndërkohë në katër ndeshjet e para në Rusi ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 2 asiste. Daku u zgjodh si lojtari më i mirë i javës së katërt në Rusi.

Më në fund, edhe Jasir Asani është rikthyer si protagonist me ekipin e tij në Korenë e Jugut. Ai realizoi një gol shumë të bukur në fundjavën që lamë pas, për të ky ishte goli i parë sezonal. Ashtu si Daku, edhe Asani u vlerësua si lojtari i ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forma e 3 sulmuesve kuqezi është një lajm fantastik për Sylvinho, ku me shumë mundësi, Hoxha-Daku-Asani pritet të jetë edhe tredhëmbëshi i Shqipërisë në startin e Ligës së Kombeve, në dy sfidat e para kundër Ukrainës me 7 shtator, dhe kundër Gjeorgjisë tre ditë më pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?