3 yjet e Seria A në listën e PSG për të zëvendësuar Mbappe në verë

Kylian Mbappé i ka komunikuar PSG-së se brenda pak muajsh do të ndryshojë skuadër, duke mos rinovuar kontratën që skadon më 30 qershor.

Pas muajsh tensioni dhe deklaratash helmuese, PSG do të mbetet pa lojtarin e tyre kryesor. Ata do të humbasin një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të duhet të mendojnë se si ta zëvendësojnë atë për sezonin e ardhshëm.

Një problem i madh, sepse Mbappé është Mbappé. Kushdo që do ta zëvendësojë me siguri që nuk do të mbulojë vendin që do të lërë bosh. Emri më i përfolur është Victor Osimhen nga skuadra e Napolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi ai nuk është dëshira e vetme, pasi skuadra franceze po ndjek dhe kampionë të tjerë në Seria A si Rafael Leao dhe Lautaro Martinez. Tre futbollistët më të mirë në Seria A mund të jenë alternativat për të zënë vendin e Mbappe. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?