4 ekipe në Seria A kërkojnë të rrëmbejnë Marash Kumbullën nga Roma
Marash Kumbulla deri më tani ka pasur një sezon për t’u harruar te skuadra e Romës. Jose Mourinho nuk e ka aspak në planet e tij dhe këtë gjë ja ka bërë të qartë futbollistit shkodran, i cili u afrua te Roma për shifrën e 25 milionë eurove.
Lista e skuadrave të interesuara për shërbimet e tij në janar është e gjatë. Duke filluar nga Torino, atje ku ndodhet edhe Juric, i cili e bëri të njohur në arenën e futbollit italian.
Fiorentina gjithashtu është në kërkim të një qendërmbrojtësi cilësor, ndërkohë që edhe Cagliari dhe Napoli kanë kërkuar gjithashtu informacione për Marashin. Torino duket skuadra më e avantazhuar, duke marrë në konsideratë dhe faktin që mund të investojë disa miliona euro nëse do të arrije që të largojë Singo dhe Bremer. /R.Lika-Koha Jonë/