4 futbollistë të tjerë dalin pozitiv ndaj koronavirus te ekipi i Sampdorias

Situata po bëhet gjithnjë e më dramatike te skuadra e Sampdorias. Pas daljes pozitive të Gabbiadini, ekipi është karantinuar, ndërkohë që u janë bërë tamponat të gjithë lojtarëve.

Sot klubi dorian ka bërë të ditur se katër futbollistë të tjerë kanë rezultuar të prekur nga koronavirus dhe bëhet fjalë për Omar Colley, Albin Ekdal, Antonio La Gumina dhe Morten Thorsby, dhe doktori i klubit Amedeo Baldari.

Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë probleme me frymëmarrjen apo temperaturën e lartë, por do të duhet të vetëizolohen.

SHKARKO APP