4 gola në 4 javë, Vlahovic më mirë se Ronaldo dhe Higuain te Juventusi

Soccer Football - Serie A - Juventus v Lazio - Allianz Stadium, Turin, Italy - September 16, 2023 Juventus' Dusan Vlahovic celebrates scoring their third goal REUTERS/Massimo Pinca

Katër gola në katër javë, Dusan Vlahovic po shijon pranverën e tij te Juventus dhe po udhëheq skuadrën e Massimiliano Allegrit drejt fitoreve në këtë fillim sezoni.

Siç nënvizohet nga “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Juventusit po ruan një performancë shumë të lartë, edhe më mirë se Gonzalo Higuain dhe Cristiano Ronaldo, dy nga sulmuesit më “pjellorë” të Juventusit në vitet e fundit.

Gjithsesi ai nuk ka ndërmend që të ndalet. Me një dygolësh ndaj Sassuolos dhe gola kundër Romës dhe Spezias, edhe vitin e kaluar bomberi serb shënoi katër gola në katër ndeshjet e para, por e ndali ritmin në ndeshjen e pestë, në stol për 90 minuta kundër Fiorentinës. Por këtë vit planet janë të ndryshme.

Juventusi ka vetëm kampionatin si synim këtë sezon, ndaj dhe Vlahovic është i etur për të shënuar dhe në javën e pestë. Me shumë mundësi ai pritet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen ndaj Sassuolos. Allegri ka rigjetur Dusan në versionin e tij më të mirë të mundshëm. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP