4 humbje në 7 ndeshje, Mazzarri po bën më keq se Garcia te Napoli
Katër humbje në 7 ndeshje. Napoli, i cili u eliminua mbrëmë nga Kupa e Italisë pas disfatës së rëndë ndaj Frosinones, pësoi humbjen e katërt që kur Walter Mazzarri ka zënë vendin e Rudi Garcias. Trajneri nga San Vincenzo bëri debutimin e tij si trajner i Napolit më 25 nëntor, më pak se një muaj më parë.
Për Mazzarrin, do të jetë një kalendar i komplikuar në sfidat në vijim. I thirrur për të përmirësuar skuadrën pas largimit të Garcias, ai ka që tani të njëjtën numër humbjes sa francezi, i cili i kishte në 16 ndeshje.
NDESHJET E MAZZARRIT
25 nëntor – Atalanta-Napoli 1-2
29 nëntor – Real Madrid-Napoli 4-2
3 dhjetor – Napoli-Inter 0-3
8 dhjetor – Juventus-Napoli 1-0
12 dhjetor – Napoli-Sporting Braga 2-0
16 dhjetor – Napoli-Cagliari 2-1
19 dhjetor – Napoli-Frosinone 0-4
KOHA JONË SONDAZH

