4 kartona të kuq në Laç, vendasit mposhtin 2-1 Skënderbeun! Korabi fiton në Fier

Kategoria e Parë zhvilloi këtë të shtunë pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të 16-të. Humbja e Skënderbeut 2-1 në Laç, paçka se korçarët kanë një ndeshje më pak, ka bërë që gara për kreun e renditjes të rihapet. Laçi fitoi 2-1 kundër kryesuesve të Skënderbeut, në një ndeshje ku nuk mungoi tensioni në fushë, pankina dhe tribunë. Olsi Myrta dhe Stiven Biba realizuan për kurbinasit, ndërsa korçarët shkurtuan me Altin Ukiçin nëntë minuta nga fundi i ndeshjes.

Taleb dhe Nerguti për vendasit e mbyllën ndeshjen para kohe pasi u ndëshkuan me kartona të kuq, ndërsa të njëjtin fat te korçarët pati sulmuesi Mario Gjata dhe ndihmëstrajneri Gentian Lico. Në fund tri pikë të arta për Laçin që është në kërkim të vendit të parë.

Në “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia u mposht 0-3 nga Korabi. Xhika, Morina dhe Marku (11 m) shënuan për miqtë nga Peshkopia. Pogradeci iu fal dopietës së Freeman Pius për të mposhtur 2-0 Kukësin. Dy sfidat e tjera u mbyllën në barazim. Raundi i 16-të mbyllet nesër me sfidën Lushnja-Besa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria e Parë, raundi 16-të:

Swiss Digital Mobile Reklama

E shtunë, 13 dhjetor 2025

Apolonia 0-3 Korabi

Burreli 0-0 Kastrioti

Iliria 1-1 AF Luftëtari

Laçi 2-1 Skënderbeu

Pogradeci 2-0 Kukësi

E diel, 14 dhjetor 2025

13:30 Lushnja – Besa

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?