4 ndeshje me portën e paprekur, Pirlo ka rifituar mbrojtjen me Chiellinin

Nëse Juventus është një kantier, tani mund të nisim të flasim për themelet që janë shumë të rëndësishme. Me transfertën e Genovas kundër Sampdorias, shkon në katër numri i ndeshjeve radhazi pa pësuar gol, që pas humbjes kundër Interit. Bardhezinjtë në këto katër ndeshje kanë shënuar 10 gola. Dy gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të jenë të nevojshme për të kuptuar nëse ka një pikë kthese.

Pirlo me siguri që tani ka një armë më shumë. Ndeshja e Chiellinit në Marassi ka rikthyer sigurinë në mbrojtjen bardhezi, duke u dhënë pak shanse kundërshtarëve. Juventus ka rregulluar lojën edhe në mesfushë, teksa Arthur dhe Bentancur janë kthyer në dy lojtarë të pazëvendësueshëm.

Të ndihmuar nga Chiesa dhe Mckennie që janë të kudondodhur, apo dhe Cuadrado në krahë, mesfusha duket se ka rifituar freskinë dhe sigurinë. Morata dhe Ronaldo ndërkohë formojnë një dyshe shumë të mirë përpara, që funksionon më së miri. Kualiteti në mesfushë është i larg, teksa skuadra ka nisur të kuptojë dhe skemat e trajnerit Pirlo. Agresivitet në rikuperimin e topit ishte një nga kërkesat e strategut të Juventusit, diçka që Chiellini me shokë kanë nisur ta kuptojnë shumë mirë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP