4 raste me koronavirus, anulohet ndeshja e parë në kampionatin francez
Ndeshja që do të hapte kampionatin francez, të premten e 19 gushtit, mes Marsejës dhe Sant-Etiene, është shtyrë për shkak të 4 futbollistëve me Covid-19 te skuadra e Marsejës. Një grup i madh futbollistësh kanë rezultuar pozitiv në elitën e futbollit francez, që duhet të riniste pas tri ditësh.
Rregulli parashikon se nëse 4 ose më shumë futbollistë pozitivë në një ekip, atëherë ndeshja do të shtyhet. Pas Marsejës, edhe te Nimes ka raste të reja me Covid-19. Klubi francez ka bërë të ditur dy raste pozitive, teksa rasti i parë u shënuar që më 14 kur u shty një miqësore.
Mund të ketë edhe një shtyrje të ndeshjes së kësaj skuadre në kampionat, teksa sfida e parë do të jetë ajo ndaj Brest, të dielën në orën 15:00. /R.Lika-Koha Jone/