5 kontrolle për futbollistët te Barcelona për rifillimin e sezonit
Si në shumë vende ku nuk fiksuar asnjë datë, Barcelona ka bërë gati një protokoll për rifillimin kur qeveria spanjolle të javë dritën jeshilë për aktivitet sportive. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle “As”, futbollistët do t’i nënshtrohen pesë mënyrave të kontrollit: fillon me një bisedë personale, pastaj nisin një seri testesh metabolikë e për koronavirus. Dy hapat e fundit për të marrë aprovimin për rinisjen janë testi i vrapimit që vazhdon me sprint e ai i rezistencës.
Messi e të tjerët do të mbërrijnë në stërvitje, në ditën e parë, në mënyrë individuale e do të vendosen në strukturat e klubit, sipas një programi të vendosur që më parë, por që do ta marrin nga delegati vetëm pak ditë para nisjes. Kontakti i parë me futbollistin do të jetë një bisedë personale me të, ku do të marrin pjesë një anëtar i shërbimit mjekësor e një përgatitës atletik. Pas bisedës, çdo futbollist do të ketë një matje të gjendjes së tij fizike: treguesi i yndyrave në trup do të jetë vlerësimi i parë konkret i efekteve që ndalesa ka patur mbi trupin.
Futbollisti do të kryejë edhe një kontroll të metabolizmit (MAS-ASR), por vendimtar do të jetë testi i koronavirus e antitrupave. Këto mënyra kontrolli do të kryhen periodikisht e sistematikisht gjatë pjesës së mbetur të sezonit, si për lojtarët ashtu dhe për stafin e skuadrës. Pas këtyre tre hapave, futbollisti do ti nënshtrohet një test vrapimi që vazhdon me sprint e, në fund, do të kryhet një test rezistence, me punë dinamike e izometrike.