5 lojtarë largohen nga grumbullimi i Anglisë, Tuchel thërret dy të rinj
Kombëtarja e Anglisë do të përballet me një seri mungesash të rëndësishme në ndeshjet e radhës të Nations League. Federata angleze ka konfirmuar tërheqjen nga grumbullimi të Tino Livramentos, Kobbie Mainoo, Cole Palmer, Marcus Rashford dhe Declan Rice.
Të pesë futbollistët kanë probleme të ndryshme fizike dhe nuk do të jenë në dispozicion për sfidat ndaj Spanjës, Kroacisë dhe dy përballjeve me Çekinë.
Për Cole Palmer, raportimet e para flasin për një vendim të marrë për të menaxhuar ngarkesën fizike, ndërsa Marcus Rashford vijon të ketë probleme me ijën. Ndërkohë, Tino Livramento pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes me Neëcastle United të premten.
Pavarësisht humbjes së pesë lojtarëve, trajneri Thomas Tuchel ka zgjedhur të mos bëjë ndryshime të mëdha në listën e grumbulluar. Deri tani, vetëm dy zëvendësime janë konfirmuar zyrtarisht.
Mesfushori i Evertonit, James Garner, është bashkuar me ekipin dhe rikthehet nën drejtimin e Tuchelit, pasi ishte aktivizuar edhe më herët gjatë këtij viti. Në grumbullim është përfshirë gjithashtu Morgan Gibbs-Ëhite, organizatori i Nottingham Forest, i cili kishte mbetur jashtë listës fillestare.
Anglia do ta nisë ciklin e saj pas Botërorit më 26 shtator, kur kampionia në fuqi e botës, Spanja, do të udhëtojë në “Ëembley” për sfidën e Nations League.

