5 në 5 javë, United hedh sytë nga Antonio Conte si pasues të Carrick

Antonio Conte është rikthyer në qendër të zërave të merkatos. Trajneri italian, i cili është pa skuadër pas përfundimit të aventurës te Napoli, po lidhet gjithnjë e më shumë me një kalim të mundshëm te Manchester United.

Situata te “Djajtë e Kuq” është bërë e tensionuar pas një starti zhgënjyes të sezonit. Barazimi 1-1 ndaj Fulhamit e la Manchester United me vetëm 5 pikë pas pesë javësh në Premier League, një nga nisjet më të dobëta të klubit në historinë e kampionatit anglez.

Ky rezultat ka shtuar presionin mbi Michael Carrick, pozicioni i të cilit raportohet se është në diskutim. Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat angleze, drejtuesit e klubit nuk planifikojnë të ndërhyjnë gjatë kësaj periudhe të ndeshjeve të kombëtareve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se rezultatet nuk përmirësohen dhe United vendos të ndryshojë trajner, Antonio Conte pritet të jetë një nga emrat kryesorë në listën e drejtuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tekniku italian ka refuzuar disa mundësi gjatë muajve të fundit. Sipas raportimeve, mes ofertave të refuzuara ka qenë edhe ajo e Fenerbahçes, ndërsa gjatë verës Conte thuhet se nuk pranoi as mundësinë për t’u rikthyer në drejtimin e Kombëtares së Italisë pas largimit nga Napoli.

Për momentin nuk raportohet për kontakte konkrete mes Conte dhe Manchester United. Megjithatë, eksperienca e italianit dhe reputacioni i tij për të ndërhyrë në skuadra që po kalojnë momente të vështira e bëjnë atë një kandidat të mundshëm në rast të një ndryshimi në stolin e “Djajve të Kuq”.

Nëse situata e Carrick përkeqësohet në javët e ardhshme, emri i Conte mund të kalojë nga një hipotezë merkatoje në një opsion konkret për pankinën e Manchester United.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 365 (8.9%)
Jo 3747 (91.1%)

Vota totale: 4112