5 skuadra në gjurmët e Selmanit, ka interes edhe nga një ekip i Seria A
Portieri i Kombëtares, Gentjan Selmani po kalonte një formë të shumë të mirë me ekipin turk të Menemespor. Ish-gardiani i Laçit ka përfunduar në orbitën e plotë 5 skuadrave me emër.
“Fanatik.com.tr”, ka zbuluar se rruga Europiane për Selmanin është e hapur. Bologna, Olympiacos Spartaku i Moskës, Krasnodari dhe Zoria janë klubet që janë hedhur në sulm, për të transferuar portierin 21-vjeçar.
Në lidhje me këto interesime ka folur edhe trajneri i Menemespor, duke vlerësuar maksimalisht Selmanin: “Portieri ynë është shumë i talentuar dhe i disiplinuar. Është shumë e natyrshme që të vijnë ofertat. Sidoqoftë, tani përparësia jonë është të heqim qafe epideminë e koronavirusit dhe të kthehemi në futboll”.