50 milionë euro dhe dy futbollistë, PSG bën gati ofertën për Julian Alvarez

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit argjentinas. Edhe pse sezoni aktual nuk ka qenë më i miri i tij në aspektin statistikor, me 11 gola në 29 ndeshje, interesimi për kartonin e tij nuk ka rënë, përkundrazi.

Barcelona prej kohësh e konsideron Alvarez-in si objektivin kryesor për repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm, por tashmë në garë është futur fuqishëm edhe Paris Saint-Germain. Sipas raportimeve të “Fichajes”, klubi francez është gati të paraqesë një ofertë shumë të rëndë për Atletico Madridin: 50 milionë euro cash, plus dy lojtarë, Gonçalo Ramos dhe Kang-In Lee.

Sipas vlerësimeve të tregut, sulmuesi portugez Gonçalo Ramos vlerësohet rreth 35 milionë euro, ndërsa mesfushori koreano-jugor Kang-In Lee rreth 25 milionë euro. Kjo e çon ofertën totale të PSG-së në mbi 100 milionë euro, një shifër që e vendos klubin parisien në avantazh të qartë financiar ndaj konkurrencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse preferenca personale e Julian Alvarez, në rast largimi nga Atletico Madrid, mbetet një transferim te Barcelona, fuqia ekonomike e PSG-së mund të rezultojë vendimtare në negociatat me “Colchoneros”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?