51 ndeshje si kuqezi, Amir Abrashi tërhiqet mes nderimeve. FSHF: Dy herë në Europian
Pas 51 ndeshjeve të luajtura me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, 35-vjeçari Amir Abrashi i ka dhënë lamtumirën ekipit. Ai u nderua nga FSHF para ndeshjes me Anglinë dhe u përshëndet nga tifozët.
“51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian.
Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi”, njofton FSHF.
Abrashi ka qenë pjesë e Kombëtares në Euro 2016 në Francë dhe Euro 2024 në Gjermani.
KOHA JONË SONDAZH


