52 gola në vetëm 50 ndeshje, Haaland thyen rekorde në Champions
Erling Haaland po vendos standarde të reja në historinë e Champions League. Sulmuesi norvegjez i Manchester City arriti kuotën e 52 golave në 50 ndeshje në këtë kompeticion, pas dopietës së fundit ndaj Monacos, duke shënuar një rekord absolut. Asnjë lojtar më parë nuk kishte arritur kaq shpejt një shifër të tillë.
Statistikat e tij janë mbresëlënëse: Haaland ka një mesatare prej 1.04 golash për ndeshje, shumë më e lartë se ajo e Cristiano Ronaldos (0.76, me 140 gola në 183 ndeshje) dhe Lionel Messit (0.79, me 129 gola në 163 ndeshje). Me këtë ritëm, nëse do të luante po aq sa Ronaldo, Haaland mund të arrinte shifrën e pabesueshme prej rreth 190 golash.
Ai ka vendosur tashmë disa rekorde: më i shpejti që arriti kuotën e 30 golave (25 ndeshje), 40 golave (35 ndeshje) dhe tani 52 gola në 50 ndeshje, duke lënë pas emra si Ruud van Nistelrooy.
Në garë për rekorde është edhe Kylian Mbappé, i cili ka shënuar 60 gola në 89 ndeshje, duke u renditur si i treti më i shpejtë që arrin këtë kuotë dhe i dyti më i ri pas Messit. Tashmë dilema nuk është nëse Haaland dhe Mbappé do të arrijnë 100 gola në Champions League, por se sa larg mund të shkojnë këta dy yje që po shënojnë epokën e tyre
KOHA JONË SONDAZH

