555 milionë euro për 4 vite, reagon Barcelona për kontratën “faraonike” të Messit

Klubi i Barcelonës ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të detajeve të kontratës që Lionel Messi ka firmosur në vitin 2017 me “blaugranat”. Në reagim shkruhet se klubi “do të ndërmarrë veprime të duhura ligjore kundër gazetës “El Mundo Deportivo”, për shkak të paragjykimeve që mund të shkaktohen nga ky botim”.

Barcelona, përmes kësaj deklarate, ankohet që informacioni që “është zbuluar publikisht, është një dokument ekskluzivisht privat i nënshkruar me parimin e konfidencialitetit midis palëve”.

Përveç kësaj, klubi “mohon kategorikisht të ketë përgjegjësi në botimin e këtij dokumenti”, ndërsa “shpreh mbështetjen e tij absolute për futbollistin”, veçanërisht përpara çdo përpjekjeje për të diskredituar imazhin e tij.

SHKARKO APP