6 ekipe në Seria A do të kenë 1 orë më shumë në merkaton e dimrit

Janë orë të “nxehta” në këto ditë të fundit të merkatos. Klube të ndryshme europiane janë shumë aktive për të mbyllur transferimet e fundit, për futbollist që mund të jenë vendimtar në pjesën e dytë të sezonit.

Afrimi i fundit i rëndësishëm është ai i Eriksen nga Tottenham tek Interi, por ka ekipe të tjera që janë në detajet e fundit për lëvizje të tjera. Por ka një risi: 6 skuadra në Seria A do të kenë një orë më shumë në dispozicion, për të depozituar kontratat, deri në orën 21:00 të datës 31 janar.

Klubet që do të përfitojnë nga ky përjashtim janë Roma, Sassuolo, Cagliari, Parma, Bologna dhe Brescia. Këto ekipe do të jenë të impenjuara në ndeshjet e tyre respektive të shtunën e shkurtit, ndaj dhe do të kenë 60 minuta më shumë ekstra, ndryshe nga ekipet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi është marrë nga Këshilli Federal. Pritet të shohim nëse ndonjë nga këta ekipe do të bëjë ndonjë goditje të minutës së fundit, që do të futej në historinë e merkatos. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?