6 gola në 15 ndeshje, Tottenhami bën gati rinovimin me Van de Ven

Sipas asaj që raporton “The Telegraph”, klubi i Tottenham Hotspur po përgatit një kontratë të re për mbrojtësin holandez Micky Van de Ven, e cila do të përfshijë edhe një rritje të konsiderueshme të pagës.

Van de Ven, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni, është kthyer në një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së “Spurs”, duke regjistruar 6 gola në 15 ndeshje, shifra mbresëlënëse për një mbrojtës.

Klubi londinez e konsideron 23-vjeçarin si një pjesë të pazëvendësueshme të projektit afatgjatë, ndaj synon ta blindojë me një kontratë të përmirësuar, edhe pse ai tashmë është i lidhur me Tottenhamin deri në vitin 2029.

Swiss Digital Desktop Reklama

Performancat e Van de Ven kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, por Tottenham është i vendosur të sigurojë që e ardhmja e talentit holandez të mbetet në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?