6 gola në 5 javë, Cristian Shpendi mund të jetë vendimtar për Kombëtaren

Cristian Shpendi po kalon një moment të jashtëzakonshëm në Serie B, duke mbërritur në grumbullimin e kombëtares shqiptare në një formë të shkëlqyer. Sulmuesi kuqezi ka shënuar 6 gola në 5 javët e para të kampionatit, duke marrë menjëherë kreun e listës së golashënuesve dhe duke vendosur një rekord që në Serie B nuk ishte regjistruar prej dy dekadash.

Shpendi ka gjetur rrjetën në pesë ndeshje radhazi, një seri që nuk realizohej prej rreth 20 vitesh. I fundit që kishte arritur një ecuri të tillë ishte Francesco Tavano. Rritja e sulmuesit shqiptar është edhe më e dukshme nëse krahasohet me sezonin e kaluar. Në edicionin e kaluar, Shpendit iu deshën 16 ndeshje për të arritur kuotën e 6 golave, ndërsa këtë sezon e ka bërë të njëjtën gjë në vetëm pesë takime.

Shifrat e vendosin Shpendin në një pozicion të veçantë edhe në panoramën e futbollit europian. I vetmi futbollist që ka arritur më shpejt kuotën e 6 golave është Raphinha, të cilit i mjaftuan katër ndeshje në La Liga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, braziliani i Barcelonës nuk ka shënuar në pesë ndeshje radhazi, duke e bërë serinë e Shpendit një statistikë të veçantë në këtë fillim sezoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahasimi mes dy futbollistëve nuk është i nevojshëm përtej statistikave, por forma e Shpendit është një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë. Trajneri Sylvinho ka në dispozicion një sulmues që vjen në përfaqësuese me vetëbesim të lartë dhe me një ritëm golash që mund të jetë i rëndësishëm në sfidat e Ligës së Kombeve.

Në vetëm pesë javë, Shpendi ka treguar se këtë sezon synon të ketë një peshë shumë më të madhe në repartin ofensiv, ndërsa fanella kuqezi i ofron tashmë mundësinë për ta transferuar këtë formë edhe në arenën ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?