7 fitore në 7 ndeshje, Arsenali shkruan historinë në Champions League

Arsenali ka hyrë në historinë e Champions League pas fitores së madhe 3-1 ndaj Interit në “San Siro”. Skuadra e Mikel Artetës vijon ecurinë perfekte në Europë, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi në po aq ndeshje në këtë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

“Topçinjtë” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, me Gabriel Jesus që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10-të, duke përfituar nga një top brenda zonës. Interi reagoi dhe barazoi me Petar Suçiç, i cili realizoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.

Megjithatë, Arsenali rifitoi avantazhin në minutën e 31-të. Pas një goditjeje standarde, Leandro Trossard devijoi topin për Gabriel Jesus, i cili me kokë nga afërsia shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e tij. Gjashtë minuta nga fundi i takimit, Viktor Gyökeres vulosi fitoren me një realizim spektakolar, duke shënuar golin e tij të tretë këtë sezon në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo fitore ndaj Interit ka një peshë të veçantë historike për klubin londinez. Për herë të parë në historinë e tij, Arsenali ka arritur të fitojë shtatë ndeshje radhazi në një kompeticion të UEFA-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë sezon europian, Arsenali ka mposhtur Athletic Bilbao-n, Olympiacos-in, Atletico Madrid-in, Slavia Praga-n, Bayern Munich-un, Club Brugge-n dhe Interin, duke realizuar 20 gola dhe duke pësuar vetëm dy.

Me 21 pikë të plota, Arsenali kryeson renditjen e Champions League dhe do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së ligës javën e ardhshme ndaj Kairat-it nga Kazakistani. Duke parë formën e shkëlqyer në Europë, skuadra londineze, edhe pse nuk e ka fituar kurrë Champions League, tashmë konsiderohet seriozisht si një nga favoritët për të shkuar deri në fund të turneut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?