7 fitore radhazi, Atalanta është skuadra e momentit në Itali

7 fitore radhazi dhe 12 pikë distancë nga ndjekësit. Kjo është Atalanta, skuadra me sulmin më të mirë në Serinë A me 82 gola të shënuar dhe që për të dytin vit radhazi arrin të sigurojë kualifkimin për në grupet e Champions League.

Një skuadër që funksionon në mënyrë perfekte, sulmi dhe mbrojtja funksionojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Kundër Napolit u pa një tjetër 90-minutësh tepër pozitiv i bergamaskëve, të cilët e menaxhuan sfidën po kaq mirë duke e ditur sesa e vështirë do të ishte përballja ndaj klubit jugor.

Tashmë që vendi i 4-t është i blinduar, ekipi i Gasperinit ka nisur të mendojë për të ardhmen. Nw gusht do të behen gati për Champions League dhe sigurisht me atë çfarë kanë ofruar deri më tani do të jenë një kundërshtar i fortë për këdo.

SHKARKO APP