7 lojtarë nën hetim te Juventusi për shkeljen e rregullave anti-Covid

Shtatë lojtarë të Juventusit po hetohen nga Prokuroria e Torinos, pasi akuzohen se kanë thyer rregullat e izolimit dy javë më parë, pra para ndeshjeve të kombëtareve. Klubi torinez hyri në izolim atëherë sepse dy anëtarë të stafit teknik rezultuan pozitiv me Covid-19.

Rodrigo Bentacuar, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala, Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo u larguan nga hoteli ku ishte akomoduar ekipi. Lojtarët shkuan për të luajtur me ekipet e tyre përfaqësuese, ndërsa Gigi Buffon shkoi në shtëpi.

Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, lojtarët do të gjobiten nga Prokuroria e Torinos nëse shpallen fajtorë. Në të njëjtën kohë, Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, ka hapur një hetim tjetër nëse Ronaldo me shokët e tij kanë respektuar apo jo rregulloren anti-Covid të hartuar pikërisht nga Federata.

SHKARKO APP