74 akuza për Chelsea-n, rrezikon dënimin me heqje pikësh në Premier League
Federata Angleze e Futbollit (FA) ka ngritur akuza të rënda ndaj Chelseat, duke e akuzuar klubin londinez për shkelje të shumta të rregullave të transferimeve.
Në total janë 74 akuza, që lidhen kryesisht me pagesat ndaj menaxherëve të lojtarëve në periudhën 2009–2022. Vëmendja kryesore e hetimit është përqendruar tek sezonet 2010-2011 deri 2015-2016, kohë kur klubi ishte nën pronësinë e Roman Abramovich.
Sipas FA-së, bëhet fjalë për shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me pagesat, marrëdhëniet me ndërmjetësit si dhe investimet e palëve të treta në futbollistë. Chelsea ka afat deri më 19 shtator për të dhënë përgjigjen e saj zyrtare.
Në rast se klubi shpallet fajtor, ekipi i trajnerit Enzo Maresca mund të përballet me masa të rënda disiplinore, që shkojnë deri tek heqja e pikëve në Premier League.
Mediat britanike e kanë cilësuar këtë si një nga hetimet më të mëdha në historinë e futbollit anglez, që mund të sjellë pasoja të rënda për “Blutë e Londrës”.
KOHA JONË SONDAZH

