75 metra për 12 sekonda, mbrojtësi i Tottenhamit shënon super gol në Champions League (VIDEO)

Mbrojtësi i Tottenhamit, Micky Van de Ven, ka realizuar një supergol duke përfunduar një aksion individual që nisi në zonën e tij dhe më pas bëri 75 metra për të arritur në zonën e Copenhagen.

Holandezi “fluturues” la pas të paktën katër lojtarë kundërshtarë përpara se të finalizonte me një goditje të saktë në cepin e portës, duke ngritur në këmbë gjithë stadiumin e “Tottenham Hotspur Stadium”.

Van de Ven, i njohur për shpejtësinë e tij, këtë herë i kaloi pritshmëritë edhe të vetë tifozëve të Spurs. Aksioni nisi kur Joao Palhinha fitoi topin pranë zonës së Tottenhamit, por më pas gjithçka ishte vepër e vetë mbrojtësit holandez, i cili kaloi me shpejtësi rrufeshme përmes mbrojtjes daneze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, në vend që të pasonte për Kolo Muanin, i cili ishte i lirë në zonë, Van de Ven vendosi të përfundonte vetë aksionin dhe shënoi me qetësi golin e tretë për Tottenhamin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishte goli i gjashtë në këtë sezon për mbrojtësin 23-vjeçar, i cili po bëhet një nga emrat më të spikatur në Premier League, duke treguar se nuk di vetëm të mbrojë por edhe të shënojë gola për t’u kujtuar gjatë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?