8 gola në 8 ndeshjet e fundit, Cikalleshi: Duhet të vazhdoj kështu, rekordi i Bogdanit …

Sokol Cikalleshi është njeriu i momentit në Kombëtaren tonë. Bomberi kavajas me dy golat e shënuar kundër Bjellorusisë në fitoren 3-2, ka arritur një mesatare të frikshme. Në 8 ndeshjet e fundit, ka realizuar 8 gola, një shifër statistik që e bën krenar.

“Sot ishte një ndeshje që duhet fituar dhe duhet të shënonim sa më shpejt. Jam në një moment të mirë si te Kombëtarja dhe në Turqi. Po punoj fort të mbaj këtë ritëm. Duhet të bëj dyfishin e punës, dyfishin e përqendrimit për të qëndruar në këtë nivel. Ky grup ka qenë me ekipe poshtë nivelit tonë. Vetëm Bjellorusia është ekip që duhet të vlerësohet maksimalisht

Rekordi i Bogdanit? Është një objektiv për të ardhmen por jam akoma larg. Respekt maksimal për Erjonin. Një nga sulmuesit më të mirët të Kombëtares. Jo pa meritë e mban atë pozicion. Do kisha mundësi më të mëdha për të shënuar me këto ekipe. Do vazhdoj të jem i përqendruar për ta mbajtur këtë nivel. Duhet të vazhdoj kështu.

Bogdani është nga ata persona që do të jetë i kënaqur për cilindo që do ta arrijë apo di ti afrohet rekordit të tij. Futbolli ka ulje dhe ngritje. Jam në moment të mirë. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë”, u shpreh Cikalleshi.

SHKARKO APP