8 lojtarë të Anglisë refuzojnë të shkojnë në grumbullim
Declan Rice, Bukayo Saka, Phil Foden, Jack Grealish, Cole Palmer, Levi Colwill, Trent Alexander-Arnold dhe portieri rezervë Aaron Ramsdale nuk kanë shkuar në grumbullimin me Anglinë me pretekstin se janë të dëmtuar.
Si shkak i këtij vendimi të tetë lojtarëve përmenden dëmtimet dhe me të drejtë publiku në Angli pyet nëse janë vërtet të lënduar apo nuk kanë motiv për të luajtur në Ligën e Kombeve, në ndeshjet e fundit nën drejtimin e Lee Carsley.
Nga 1 janari Carsley do të pasohet nga Thomas Tuchel në stolin e “Tre Luanëve” dhe mediat në Angli shkruajnë se pikërisht kjo e ka bërë më të lehtë për lojtarët anulimin e ardhjes së tyre në grumbullim.