8 përballjet historike të Shqipërisë me Spanjën

Të hënën kuqezinjtë do të jenë përballë Spanjës, ku do të luhet për të kaluar në fazën tjetër të Euro 2024. Janë 8 ndeshje që janë zhvilluar mes Spanjës e Shqipërisë, të gjitha përballjet i kanë fituar iberikët. Spanja ka shënuar ndaj kombëtares shqiptare 31 gola në total, ndërsa kuqezinjtë kanë shënuar në rrjetën e ‘furive të kuqë’ vetëm 3 herë.

Për herë të parë këto dy kombëtare janë takuar në kualifikueset e Europianit 1988, ku Spanja fitoi 1- 2 në Tiranë dhe 5-0 në Sevilje. Ndeshjen e dytë mes dy kombëtareve, Spanja e ka fituar 9-0 në Sevilje, e vlefshme për kualifikueset e Euro 1992. Butragenjo shënoi 4 herë në atë ndeshje. Ndërsa takimi i dytë në Tiranë u anulua për shkak të situatës politike në Shqipëri.

Kurse në vitin 1993 Spanja fitoi 3-0 në shtëpi dhe 1-5 në shtëpinë tonë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 1994. Të dyja kombëtaret u takuan edhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, ku Spanja fitoi 0-2 dhe 3-0. Diego Kosta dhe Nolito shënuan në Shkodër, kurse në Alikante realizuan Rodrigo, Isko dhe Tiago Alkantara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e fundit mes dy kombëtareve ishte miqësorja e luajtur më 26 mars 2022 në Spanjë. Skuadra e Luis Enrikes fitoi 2-1, me gola të Ferran Torres dhe Olmos. Për Shqipërinë barazoi përkohësisht Myrto Uzuni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?