9 lojtarë me origjinë shqiptare luajnë në Europian. Sonte ndeshja Itali-Turqi

Sonte fillon kampionati europian i futbollit. Në Europian do të jenë 9 lojtarë me origjinë shqiptarë që do të marrin pjesë në këtë eveniment madhështor.

Nga Zvicra janë tre: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Ndërkohë 6 shqiptarë të tjerë janë te Maqedonia e Veriut.

Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi dhe Ferhan Hasani, janë lojtarët shqiptarë që do të luajnë me Maqedoninë e Veriut në Euro 2020.

Pra shqiptarët janë në europian!

Sonte ndeshja e hapëse është në ora 21.00 me ndeshjen Turqi-Itali. Skuadra e Mançinit gëzon një formë fantastike sportive, teksa këtë gjë e ka treguar edhe gjatë kualifikueseve. Në krahun tjetër Turqia është një Kombëtare që në evente të tilla ka treguar se di të dhurojë jo pak surpriza.

Ceremonia hapëse e “Euro 2020” do të nisë që në orën 19:00, ndërsa mësohet se të pranishëm në stadium do të jenë 16 mijë spektatorë nga të cilët do të jenë 7 mijë italianë, 3 mijë shtetas turq, ndërsa 6 mijë janë asnjëanës.

SHKARKO APP