90 milionë euro për 5 vite, Raiola fikson kushtet për largimin e Haaland

Erling Braut Haaland nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Borussia Dortmund, po kalon një formë fantastike teksa ditën e djeshme do të shënonte dy gola në fitoren 4-0 ndaj Schalkes. Një ecuri që konfirmon forcën  dhe cilësinë e tij, dhe që shtojnë akoma më shumë zërat në lidhje me të ardhmen.

Sipas Daily Star, duke marrë parasysh klauzolën prej 75 milionë eurosh në kontratën e Haaland, por që do të jetë e vlefshme vetëm pas vitit 2022, sulmuesit mund të largohet më herët nga Dortmund.

Real Madrid, Manchester United, City dhe PSG po e ndjekin me interes të madh lojtarin. Pikërisht për këtë arsye që, sipas së përditshmes angleze, vetë Haaland ka bërë të qartë dëshirën e tij. Kontratë prej 5 vitesh për një total prej 90 milionë eurosh. Kjo është shifra e kërkuar nga norvegjezi dhe menaxheri i tij, Mino Raiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadrat që e duan, përveçse të bindin Borussia Dortmund me një ofertë marramendëse, do të duhet të plotësojë edhe kërkesat ekonomike të lojtarit, rreth 350 mijë euro në javë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?