“99% do të qëndrojë”, deklarata që ndryshon të ardhmen e Vlahovic

Në merkato surprizat nuk mungojnë kurrë dhe këtë e di mirë edhe drejtuesi i Juventusit, Damien Comolli, i cili konfirmoi pothuajse plotësisht qëndrimin e Dusan Vlahovic në Torino, por la një dritare të vogël hapur: “Në 99% të rasteve, ai do të qëndrojë me ne,”  tha Comolli.

Dhe ai 1% i mbetur lidhet ende me interesin e Milanit, i cili është në kërkim të një qendërsulmuesi deri më 1 shtator. Megjithatë, sipas mediave italiane, kjo pistë po shuhet orë pas ore.

Juventus vlerëson kartonin e Vlahovic mes 20-25 milionë eurove, ndërsa kuqezinjtë kishin propozuar një shkëmbim me Saelemaekers, por pengesa kryesore mbetet paga e lartë e sulmuesit serb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas La Stampa, në rast se Vlahovic nuk largohet deri në fund të merkatos verore, mund të ketë një lëvizje surprizë nga lojtari: një rinovim kontrate me Juventusin. Ky hap mund të ndihmonte klubin të mos e humbiste lojtarin me parametra zero verën e ardhshme ose të ristrukturonte pagën aktuale prej 12 milionë eurosh në një marrëveshje më afatgjatë, për ta bërë më të lehtë një shitje të mundshme në janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tani mbetet të pritet e hëna për të parë nëse ai 99% do të kthehet në 100%, duke konfirmuar përfundimisht qëndrimin e Vlahovic me fanellën bardhezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?