“A do ishte e turpshme të eliminoheni nga Bodo?”, gazetari norvegjez ngacmon Chivu
“Mos e ngatërroni kurrë qetësinë me dorëzimin.” Në prag të sfidës mes Inter dhe Bodø/Glimt, trajneri zikaltër Cristian Chivu reagoi ashpër ndaj një pyetjeje provokuese nga një gazetar norvegjez.
Gjatë konferencës për shtyp, tekniku rumun u përball me një pyetje ngacmuese: “A do të ishte turp të humbisnit ndaj një skuadre të vogël si Bodø?”. Reagimi i Chivu ishte i menjëhershëm dhe i prerë.
“Ah, ju e thoni këtë gjë dhe madje qeshni? Urime. Në futboll nuk ka asgjë për t’u turpëruar, duhet respekt për kundërshtarin. Duke thënë se do të ishte turp për ne, ju po tregoni mungesë respekti. Ne, përkundrazi, e respektojmë Bodø-n. E kanë treguar edhe kundër skuadrave të mëdha se çfarë janë në gjendje të bëjnë,” deklaroi trajneri i Interit.
Chivu theksoi se skuadra e tij nuk ndjen asnjë lloj turpi dhe se pas ndeshjes së parë kishte komplimentuar kundërshtarin për projektin dhe paraqitjet e tij. “Ne i respektojmë kundërshtarët tanë dhe madje i kemi bërë komplimente Bodø-s. Kanë treguar se janë protagonistë të një projekti të shëndetshëm,” shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

