A do të jetë gati Yamal për ndeshjen e parë “El Clasico”?

Lamine Yamal pritet të jetë i gatshëm për supersfidën ndaj Real Madridit më 26 tetor, në “El Clasico”-n që mund të përcaktojë shumë për ecurinë e sezonit.

Stafi mjekësor dhe ai teknik po punojnë intensivisht për të rikuperuar disa lojtarë të rëndësishëm si Raphinha, Fermín, Gavi, Joan García dhe Ter Stegen, por vëmendja kryesore është përqendruar te talenti 18-vjeçar, që shihet si një prej yjeve më premtues të së ardhmes.

Trajneri Hansi Flick kishte ngjallur shqetësim te tifozët pas deklaratës se nuk ishte i sigurt për pjesëmarrjen e Yamal në “El Clasico”. Megjithatë, situata po përmirësohet dita-ditës dhe në klub mbizotëron optimizëm i kujdesshëm se lojtari do të rikthehet në kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas planit të rikuperimit, Yamal do të nisë stërvitjet me grupin më 18 tetor, duke synuar të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e Champions League ndaj Olympiacos më 21 tetor, test që do të tregojë nëse mund të luajë më pas edhe kundër Real Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk parashikohet që 18-vjeçari të aktivizohet menjëherë për 90 minuta, por qëllimi është që ai të rikthehet gradualisht për të fituar ritmin dhe besimin e munguar pas dëmtimit.

Për të shmangur çdo rrezik, Federata Spanjolle ka vendosur të mos e thërrasë Yamal për ndeshjet e radhës me kombëtaren. Një masë që Barcelona e mirëpret, pasi synon ta ketë në formë optimale për “El Clasico”-n dhe për ndeshjet vendimtare që e pasojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?