A do të jetë Messi ndaj Bayernit? Dalin përgjigjet e vizitave mjekësore

Populli blaugrana më në fund merr frymë lirshëm për gjendjen e Leo Messit. Argjentinasi, në rastin e penalltisë për rezultatin 3-0 pati një përplasje të fortë në kavilien e djathtë me Koulibaly.

Vizitat mjekësore të kryera sot, nuk kanë evidentuar asnjë dëmtim të rëndë. Vetëm një goditje që nuk e vë aspak në rrezik për çerekfinalen kundër Bayernit.

“Pleshti” po kalon një formë shumë të mirë, teksa mbrëmjen e djeshme shënoi një gol, fitoi një penallti dhe ju anulua një gol pas një prekje të topit me dorë. /Koha Jone/

SHKARKO APP