A ishte jashtë loje topi kur Japonia shënoi golin e dytë?

Mbrëmë Gjermania u eleminua nga Botërori për fajin e saj, por edhe të Spanjës e cila humbi përballë Japonisë. Polemika të forta k për golin e dytë të Japonisë.

Goli i dytë i Japonisë, i realizuar nga Ao Tanaka (51’) – që prodhoi fitoren ndaj Spanjës (2-1) dhe eliminoi Gjermaninë nga Botërori i Katarit,  pas aprovimit nga sistemi VAR – ka provokuar polemika të mëdha dhe konfuzion në gjithë botën sportive, pasi nëse ndeshja do të mbyllej në barazim (1-1), do të sillte kalimin e gjermanëve falë golaverazhit në fazën tjetër të Kupës së Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Pamjet televizive dhe fotografike tregojnë japonezin Kaouru Mitoma, i cili përpiqet të mbajë topin në lojë, kur sfera duket se ka kaluar vijën fundore të fushës pranë portës së Spanjës.

Plasin polemikat pas vendimit të VAR! A u eliminua padrejtësisht

Në fakt, gjyqtari afrikanojugor Viktor Gomesh nuk e dha golin, por i thirrur nga VAR, pas më shumë se dy-tre minutash rishikim të pamjeve, ai vendosi ta konsideronte atë të rregullt, rrjetë që vendosi edhe fatin e takimit dhe njëkohësisht të “Nationalmanschaft”.

Ish-lojtari i Anglisë dhe Mançester Junaitid, Geri Nevil, ishte midis atyre që reagoi përmes mediave sociale, duke e konsideruar se topi ishte jashtë loje.

Gazeta e madhe gjermane “BILD”, e ka cilësuar një dramë më vete futbollistike: “Dramë milimetrash, njësoj si në Uembli”, duke kujtuar humbjen 4-2 të finales së madhe ndaj Anglisë, 56 vjet më parë, në vitin 1966.

Anglia dhe Gjermania luanin finalen e Botërorit. Në kohën shtesë topi kap traversën dhe bën rikoshet me tokën. Gjyqtari vendosi gol për Anglinë, edhe pse nga një këndvështrim nuk ishte i tillë. Anglia fitoi 4-2 finalen dhe trofeun. Këtë gol e njeh historia si “Goli i Uemblit” shkruan tpz.al

Gjithsesi, “USA Today” e konsideron të rregullt dhe të drejtë vendimin VAR-it: “Goli u pa nga VAR-i dhe iu dha një pasim, por në pamje të parë duket vërtet se pasimi i Mitomës për Tanaka erdhi nga jashtë kufijve të fushës përpara shënimit të golit”.

Dhe për këtë jep shpjegimin pasues: “Falë një fenomeni gjeometrik të quajtur ‘pamja paralaks’ (parallax view), këndi i kamerës së transmetimit po ju krijon iluzionin të besoni se topi ishte jashtë kufijve. Kontrollimi i pamjes nga sipër, megjithatë, zbulon se ishte afër, por topi ishte në të vërtetë në kufi!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?