A u largua Cristiano Ronaldo nga Arabia Saudite pas sulmit iranian mbi ambasadën e SHBA-së?

Pas një sulmi ndaj ambasadës amerikane në Riad, Cristiano Ronaldo thuhet se është larguar drejt Madridit me një fluturim që zbarkoi në kryeqytetin spanjoll gjatë natës. Këtë e raporton shtypi britanik. Sipas gjurmimit të Flightradar24, avioni privat i CR7 – i blerë në vitin 2024 për 70 milionë euro – fluturoi mbi Egjipt dhe më pas Mesdheun, përpara se të ulej në Madrid-Barajas në orën 01:32.

Megjithatë, nuk ka ende konfirmime për praninë e Ronaldos, bashkëshortes së tij Georgina dhe pesë fëmijëve në bord. I njëjti avion (LX-GOL / SVW7B, Bombardier Global Express) ishte përdorur më parë nga Georgina për të udhëtuar në Milano për Javën e Modës.

Vendimi i Ronaldos për t’u nisur drejt Evropës thuhet se erdhi pas stërvitjes së tij në palestër me Al Nassr, klub ku luan prej tre vitesh. Sulmi me dron ndaj ambasadës amerikane ndodhi në ditën e katërt të luftës në Lindjen e Mesme, pas ofensivës izraelito-amerikane kundër Iranit. Avioni i Ronaldos mund të transportojë deri në 19 persona dhe ka autonomi për fluturime me rreze të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?