Abakarov ndalet në çerekfinale, mundësi indian i prish ëndrrën për medalje

Zelimkhan Abarakov nuk ia del të sigurojë një vend mes katër më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg në “Paris 2024”.

Mundësi kuqezi, i cili përfaqëson Shqipërinë, zhgënjeu në këtë fazë, në një kohë kur rivali i tij, mundësi nga India, Aman Aman fitoi me rezultatin e pastër 12-0. Në periodën e parë, Aman fitoi 3-0, ndërsa në periodën e dytë thelloi shifrat duke kaluar më tej me rezultatin 12-0.

Abakarov fitoi më herët ndaj mundësit nga Guinea 7-6, por përballë mundësit indian nuk mund të lërë gjurmë duke u dorëzuar totalisht në këtë përballje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?