Abazaj dhe Bregu dhurojnë spektakël, Vllaznia drejt rënies nga Kategoria (VIDEO)

Vllaznia merr një tjetër goditje të rëndë në kampionat. Skuadra shkodrane është mundur 0-2 në “Loro Boriçi” nga Luftëtari. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkohë në pjesën e dytë, në minutën e  52-të Abazaj gjen rrugën e rrjetës.

Sulmuesi shpërthen në krahun e majtë me një kundërsulm të shpejtë dhe pasi kalon mbrojtësin që ka përpara, mposht Sherrin me një gjuajtje të fortë.

Vllaznia përpiqet që të reagojë, por pëson edhe golin e dytë 5 minuta nga fundi i ndeshjes. Pas një kundërsulmi perfekt të skuadrës gjirokastrite, Rroca jep një pasim perfekt për Bregun, i cili e ka të thjeshtë për ta çuar topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?