Abissnet Superiore/ Dinamo ndalet nga Bylisi, Vora surprizon Flamurtarin
Java e katërt e Abissnet Superiore solli dy rezultate interesante në ndeshjet e pasdites. Në “Elbasan Arena”, Dinamo e Ilir Dajës nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Bylisit, duke zhgënjyer pritshmëritë.
Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutat e fundit, pasi Perlata u ndëshkua me të kuq për një goditje ndaj Bruno Ditës, por dinamovitët nuk arritën të shfrytëzojnë epërsinë numerike.
Ndërkohë, në stadiumin e Laçit, Vora e Arian Bellait regjistroi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Flamurtarit. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Luis Felipe nga pika e bardhë, pas një faulli të shkaktuar në zonë.
Java e katërt do të mbyllet në orën 19:00, me përballjen mes Teutës dhe Vllaznisë në stadiumin “Niko Dovana”.
KOHA JONË SONDAZH

