Abissnet Superiore/ Java e 28-të luhet sot dhe nesër, spikat Egnatia-Dinamo City

Java e parë e fazës së katërt të “Abissnet Superiore” do të luhet të mërkurën dhe të enjten. Kampionati është futur në fazën vendimtare dhe gara është shumë e fortë, si në luftën për mbijetesë ashtu edhe për zonën “Final Four”.

Kjo javë do të përballë katër vendet e para të “Abissnet Superiore”. Të mërkurën, në orën 16:30, do të luhen ndeshjet Egnatia – Dinamo City dhe Vllaznia – Partizani.

Tre ndeshjet e tjera janë programuar për të enjten. Bylis – Teuta do të luhet në “Adush Muça”, duke nisur nga ora 13:30. Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në orën 16:30. AF Elbasani do të presë në shtëpi Skënderbeun, ndërsa Tirana do të përballet me Laçin.

Swiss Digital Desktop Reklama

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 28

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot

Egnatia – Dinamo City 16:30

Vllaznia – Partizani 16:30

Nesër

Bylis – Teuta 13:30

AF Elbasani – Skënderbeu 16:30

Tirana – Laçi 16:30

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?