“Abissnet Superiore”/ Java e 8-të e kampionatit nis të premten, Dinamo City sfidon Laçin

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë të premten me ndeshjen Dinamo City-Laçi. Ky takimi do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy sfida të tjera të javës së 8-të. Partizani do të përballet me Bylisin në “Arenën e Demave”, ndërsa Skënderbeu do të presë në Korçë Egnatian. Të dy takimet do të luhen në 19:00.

Java e 8-të e “Abissnet Superiore” do të ulë siparin të dielën. Në mbrëmje, në 19:00 do të luhen dy ndeshjen e fundit. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Tiranën, ndërsa Vllaznia-AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

 

SHKARKO APP