Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:12 7 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh Kombëtarja shqiptare përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, atë kundër Finlandës, por për trajnerin Silvinjo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Gjykata e Lartë jep përgjigje për pjesmarrjen në Komisionin ”Xhafaj”: Nuk përshtatet me misionin e gjyqtarit, por…

Gjykata e Lartë jep përgjigje për pjesmarrjen në Komisionin ”Xhafaj”: Nuk përshtatet me misionin e gjyqtarit, por…

Aktualitet
E enjte, 3 Tetor 2024 15:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Reagimi i plotë nga Gjykata e Lartë

Duke mbajtur parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa Juaj për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarëve të kësaj Gjykate si anëtarë të një nëngrupi teknik, në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm, që duhet të kryejnë detyrat e caktuara sipas vendimmarrjes së Komisionit, nuk përshtatet me funksionin dhe misionin e gjyqtarit. Si e tillë, nga ana jonë nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm.

Sigurisht, Gjykata e Lartë mirëpret mundësinë për të dhënë opinione për projektligjet që lidhen drejtpërdrejtë me funksionin e saj. Me kënaqësi konstatojmë se praktika e viteve të fundit ka treguar se propozimet për disa ndryshime në ligjet procedurale civile, penale dhe administrative, me qëllim rritjen e eficensës së gjykimit dhe parandalimin e krijimit të stokut të ri, të miratuara nga Kuvendi me kontributin edhe të gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë (në mënyrë të pavarur dhe pa qenë pjesë e komisioneve apo nënkomisioneve të ngritura për këtë qëllim pranë Kuvendit), ka ndikuar pozitivisht në drejtim të shpejtësisë dhe cilësisë së gjykimit të rekurseve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së treti, duke mbajtur parasysh sa më sipër, si dhe duke vlerësuar nismën e Kuvendit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, të ndërgjegjshëm se shteti i së drejtës është çështje që kërkon ndihmesën e të gjithë institucioneve publike, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin tonë në këtë proces. Modalitetet e këtij angazhimi duhet të jenë të tilla që të pajtohen me pavarësinë dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor, si themeli i shtetit të së drejtës. Si e tillë konsiderohet dhënia e mendimeve dhe sugjerimeve lidhur me gjetjet që do të arrijë Komisioni i Posaçëm Parlamentar sa i takon nevojës për ndërhyrje institucionale dhe ligjore në sistemin e drejtësisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky kontribut mund të jetë efektiv, duke i vënë në dispozicion Gjykatës së Lartë analizën e përgatitur nga ekspertët pranë Komisionit të Posaçëm, si dhe propozimet konkrete për ndërhyrje ligjore. Vetëm pas kësaj faze mund të përgatitet nga grupi i gjyqtarëve dhe këshilltarëve ligjorë pranë Gjykatës së Lartë një material i konsoliduar me sugjerime dhe propozime, të cilat mund të jenë me interes për Komisionin, me qëllim kthimin e tyre në akte ligjore.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 26 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 31 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 38 minutash

Megjithatë, për të qenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që ndikon në forcimin e shtetit të së drejtës dhe ndihmon në nxjerrjen e një produkti sa më cilësor nga ana e Komisionit të Posaçëm Gjykata e Lartë, e përgjegjshme për misionin që i është caktuar, ka ngritur një grup pune të përbërë nga gjyqtarë dhe këshilltarë ligjorë, të cilët do të përgatisin materialin përkatës mbi problematikat e veprimtarisë së këtij institucioni dhe të sistemit të drejtësisë në përgjithësi, shoqëruar me propozime konkrete lidhur me masat ligjore dhe institucionale që duhen ndërmarrë.

Nga ana tjetër, për të qenë sa më të informuar mbi veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me qëllim marrjen dhe përcjelljen në kohë sa më të shpejtë të informacionit mbi problematikat që lidhen me mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe të Gjykatës së Lartë në veçanti, tre punonjës nga stafi i lartë teknik i këtij institucioni, konkretisht znj. Arta Vorpsi, Drejtore e Kabinetit të Kryetarit, z. Miran Kopani dhe znj. Bjorka Duka, këshilltarë ligjorë mund të marrin pjesë me cilësinë e vëzhguesit pranë Komisionit të Posaçëm.

Etiketat e lidhura

Gjykata e Lartë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

7 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh
Para 2 minutash

7 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë të mungojnë ndaj Bjellorusisë për shkak kartonësh

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 14 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 23 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 24 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.