Abissnet Superiore/ Nis me Flamurtari-Tirana, java e 30-të sjell duele interesante
Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të premten pas pauzës së imponuar nga ekipet Kombëtare. Kjo javë do të nisë menjëherë me një përballje të rëndësishme për mbijetesë. Flamurtari dhe Tirana do të përballen në stadiumin “Flamurtari”, në orën 19:00.
Të shtunën janë programuar tre takime, dy prej të cilave do të luhen në orën 17:00. Egnatia pret në shtëpi Bylisin, ndërsa në “Arenën e Demave” do të luhet super dueli Partizani-Vllaznia. Të kuqtë synojnë fitoren për të ngushtuar diferencën me kuqeblutë, ndërsa nga ana tjetër Vllaznia kërkon triumfin për të mbajtur vendin e parë në renditje.
Dita e shtunë do të mbyllet me superduelin Dinamo City-Elbasani, që do të luhet në orën 20:00 në “Air Albania”, ku të dyja skuadrat kanë si synim vetëm fitoren.
Ndeshja Vora – Teuta, është takimi i fundit i javës së 30-të, që do të zhvillohet në Vorë në orën 15:00.
JAVA 30
Flamurtari – Tirana 3 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”
Egnatia – Bylis, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Partizani – Vllaznia, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena e Demave”
Dinamo City – AF Elbasani, 4 prill 2026, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”
Vora – Teuta, 5 prill 2026, ora 15:00, stadiumi “KF Vora”
KOHA JONË SONDAZH

