“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së 33-të

Derbi kryeqytetit Tirana-Partizani uli siparin e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-0, ndërsa këtë javë fituan edhe AF Elbasani, Skënderbeu dhe Bylis. Vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Dinamo City-Teuta 1-1.

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 33-të. Në portë është gardiani i Teutës, Elton Vata.

Në krahët e mbrojtjes janë dy futbollistët e AF Elbasanit, Bledar Lila dhe Klevis Kasa. Ndërsa qendra e mbrojtjes është e përbërë nga Elvis Prençi (Skënderbeu) dhe Mahamadou Dembélé (Tirana).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë janë Baton Zabërgja (Dinamo City), Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Victor Da Silva (Bylis).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krahët e sulmit janë Walid Jarmouni (Tirana) dhe Blaise Tsague (AF Elbasani). Ndërsa në majën e sulmit është Bismark Charles (Skënderbeu).

Trajneri më i mirë i javës është tekniku i Tiranës, Blendi Shkëmbi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?