Abissnet Superiore/ Teuta merr kreun e tabelës pas javës së katërt, ja renditja
Java e 4-t e Abissnet Superiore u mbyll me fitoren e Elbasanit ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”. Verdheblutë triumfuan 2-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të diele.
Në ndeshjen tjetër të së dielës, Laçi siguroi tri pikët në shtëpi, duke mposhtur 2-0 Vllazninë. Ndërkohë, Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët të premten në Korçë, në një përballje që u mbyll në barazim 1-1.
E shtuna solli një tjetër derbi të kryeqytetit, me Dinamo City që triumfoi 4-2 ndaj Partizanit, ndërsa Teuta vijoi paraqitjet pozitive në këtë kampionat, duke regjistruar fitoren e radhës me suksesin 2-0 ndaj Vorës në shtëpi.

KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Vota totale: 4174

