Abrashi: Nder të jesh kapiten i Shqipërisë, Uellsi i fortë fizikisht!

Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Uellsit, përkrah trajnerit Reja ishte edhe kapiteni për sfidën e radhës, i cili do të jetë Amir Abrashi. Mesfushori me shumë eksperiencë u shfaq shumë i lumtur që do të jetë lider edhe me shirit, ndërkohë që theksoi se djemtë do të japin maksimumin për të dalë me fitore.

“Është kënaqësi e madhe dhe një nder të jem kapiten i Shqipërisë. Duhet të fitojmë dhe të luajmë mirë, mendimi im është të luajmë lojën tonë dhe më të rëndësishme janë ato në shtator, por edhe këto duam t’i fitojmë.

Ne kemi kualitet për të fituar këtë ndeshje, jemi në 100% në formë. Unë jam lider nga moshat dhe me vitet që kam luajtur. Kam shumë eksperiencë, e ndjej veten si lider sepse i ndihmoj edhe lojtarët e ri. Uellsin e kemi parë dhe janë shumë të fortë fizikisht”, deklaroi Abrashi.

SHKARKO APP