Abuzimet me të mitur, nën hetim 5 klube të Premier League
Arsenal, Chelsea, Crystal Palace, Tottenham e West Ham janë pesë klube të Premier League-s angleze, që së bashku me tre klube nga Championship-i janë nën hetim pas skandalit të abuzimit me të miturit.
Një histori e nisur prej vitit 1970, e cila ka tronditur futbollin anglez. Konfirmimi u dha nga policia britanike, e cila ka regjistruar 225 denoncime për 77 klube, pjesa më e madhe e të cilave janë të niveleve amatore.
Por, klubet më të mëdhenj të Londrës janë në listën e 10 skuadrave profesioniste, pas hetimeve të hapura nga autoritetet britanike, menjëherë pas deklaratave të, Andy Woodward. Nëntorin e kaluar ish-futbollisti paraqiteni një denoncim se në moshë të vogël ishte viktime e abuzimeve nga trajneri i tij i të rinjve, Barry Bennell.
Ngjarja ka ndodhur në vitet ’80, kur Ëoodëard luante me skuadrën e Creëe Alexandra. Akuzat publike të ish-mbrojtësit, nuk ishin vetëm baza e hetimeve nga policia, por ndikuan që edhe të tjerët të pohonin publikisht atë që ka ndodhur.
Policia metropolitane konfirmoi se falë sinjalizimeve dhe denoncimeve të marra, çështja po hetohet nga agjentët specialë. Për momentin autoritetet kanë dokumentuar 500 denoncime, ndërsa jjanë identifikuar 184 persona të dyshuar për pedofili. TEMA
KOHA JONË SONDAZH

